Tirane

Ndertime dhe riparime 27/04/2021 19:54 Post ID: 4121


Pagesa Me Marreveshje
Qyteti - Zona Tirane - Rruga e Durresit/Zogu i zi
Adresa Rruga Muhamet Gjollesha, Tirana, Albania - Harta
Lexime 140

NDERTO SI DUHET!
Ndërto si duhet! Moto jonë që nga krijimi i kompanisë. Ky mentalitet na rrethon dhe shoqëron dita ditës në të gjitha angazhimet tona për ti bërë si duhet projektet ku ne marrim pjesë.

FB-ART ofron peme per ambjent te jashtem, Punime germimi ne toke, Ndertime civile dhe industriale, Rikonstruksion dhe mirembajtje godinash civile e industriale, veshje fasade, Rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro, pista aeroportuale. Ujesjellesa, gazsjellesa, vajsjellesa, vepra kullimi e vaditje. Punime per prishjen e ndertimeve. Impiante hidro-sanitare, kuzhina, lavanteri, mirmembajtja e tyre. Punime rifiniture te muratures dhe te lidhura me to, rifiniture me materiale druri, plastik, metalik dhe xhami, rifiniture te natyres teknike ndertuese. Sinjalistika rrugore jo ndricuese.

Çfarë ofron

Foleja e Gjelbër është banesa që ofron cilesinë e të jetuarit në një kopësht, në në mes të qytetit. Në intimitetin dhe qetësine e zonës së brendshme brendshme menjëherë pranë Sheshit Rilindja(Zogu i Zi), Foleja e Gjelbër ofron standartin e e ri të banesës me gjithë cilësitë e nevojshme për të jetuarin në komfortin optimal të një banese. Studiuar me orientimin e ambnejteve për diellëzim maksimal si dhe ajrosje natyrale jo vetëm të ambjenteve të banimit por edhe shkallëve e korridoreve të përbashkëta, Foleja e Gjelbër arrin të ofrojë me standart të ri në vend atmosferën e ngrohtë të shtëpisë suaj ideale. Komoditeti i ofruar nga kualiteti i perzgjedhur i materialeve ndërtimore dhe detajet Cilësore për rritjen e eficencës energjitike e bëjnë më tej shtëpine brenda  Folesë së Gjelbër folenë ideale për familjen tuaj.

Oborri i brendshëm i Folesë rezervuar pushimit të banorëve gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, krijohen dy kodrina të gjelbra me hapesirë për qëndrimin e prindërve apo gjyshërve ndërkohe që fëmijët luajnë në hapësirën përreth, ulur nën hijen e pemëve me lule me ngjyra dhe kurorë të gjërë. Kjo hapesirë është konceptuar si kopshti i përbashkët i gjelbër përpara shtëpisë ku banoret izolohen nga ritmi i vrullshem i ditës pèr disa çaste pushimi. Foleja e Gjelbër është e veshur me Fasadë të ventiluar të cilësisë së lartë për arritjen e izolimit termik maksimal dhe efiçencë energjitike. Shkallët dhe korridoret e përbashkëta janë projektuar me diellëzim dhe ajrosje natyrale të bollshme, si dhe me shkalle emergjence me standartin e certifikimit te banesave ne BE. E ndarë ne 6 hyrje, çdo shkallë ka mesatarisht vetëm 4 apartamente në kat! Tualet me ndriçim dhe ajrosje natyrale. Ballkone/llozha për cdo apartament, pajisur me këndin e pozaçem për vendosjen e pajisjeve të kondicionimit qëndror. Për cdo apartament një vendparkim me standart bashkëkohor. Foleja e Gjelbër do ketë të mirëmenaxhuar mirëmbajtjen, sigurinë dhe aksesin e kotnrolluar, kujdesin për kopshtin dhe gjelbërimin e përbashkët.



Anetari ID: 2

photo

Njoftimi ID: 4121