Ecuria e Sektorit Imobiliar 2021

Si eshte gjendja aktuale e sektorit imobiliar ne vendin tone?
Sektori imobiliar ne Shqiperi eshte duke kaluar ne periudhe tranzicioni. Kryesisht fokusi eshte perqendruar tek cilesia dhe standartet e ndertimit. Ky tranzicion ka filluar te krikoj ndryshime tek sjellja konsumatore si dhe ajo e shit-blerjes se prones. Psh: nuk eshte e lehte te shesesh nje prone ne qytetet jashte Tiranes, perfshire edhe ato bregdetare (nese prona nuk eshte prane detit). Por, nga ana tjeter nje prone ne kryeqytet shitet shume me shpejte. Banoret te cilet kane per prone ne nje ndertim te vjeter, po zgjedhin te ndryshojne banim duke kaluar tek pronat e reja.
Gjithashtu koncepti ne banim dhe standart eshte duke shkuar drejt qasjeve te reja. Psh

blog-post image

: banese me mundesi parkimi, park lojrash per femije, hapesira te perbashketa per banoret, facilitate dhe sherbime, mundesisht dhe me porta hyrese dhe dalese te kontrolluara me roje dhe kamera sigurie. Quhen komplekse pallatesh. Keto banime te shoqeruara me sherbime te tilla preferohen kryesisht nga familiar me te ardhura te mesme te larta. Eshte pak e veshtire qe nje shtrese e ulet te integrohet ne kete standart per shkak te kostove te sherbimeve qe fillojne qe nga administratori i ambjenteve te perbashketa deri tek kostot e mirmbejtjes.
Cilet jane faktoret qe kane ndikuar ne cmimin e shitjeve te banesave?
Sipas INSTAT Vetem materialet e ndertimit nga totali i kostove zene nje peshe prej afro 48%. Pra;
1- Rritja e kostove te materialve te ndertimit si hekuri ne burse, betoni, perdorimi i teknologjive te reja si fasada e ventiluar, sistemi kapot, dritare me dopjo ose tris xham etj.
2- Rritja e taksave te ndertimit, qe i pasqyrohet ne cmimin final bler

esit si:
a) taksa e infrastruktures nga 4% ne 8%,
b) rritja e perqindjeve te pronareve te truallit duke ditur se mundesia per ndertime sidomos ne qender behet me e limituar,
c) detyrimi per banesa sociale 3% e pallatit,
d) 1% takse e kostos se ndertimit
e) kostot e marketimit te pronave per shitje, perfshire komisionet e agjensive imobiliare
f) kembimi valuator, i cili ka qene si preference primare ne Euro per transaksionet e shitblerjeve. Nga 2015 deri ne ditet e sotme euro ka ndryshuar ndjeshem ne kembim dhe kjo ka bere qe thjeshte per kembim valutor prona te jete gati 20% me e shtrenjte.
Keto banesa te reja preferohen kryesisht nga shtresa te mesme te larta. Kjo rritje e cmimit fillon dhe pershtatet dhe nga pronat ekzistuese perreth ndertimit te ri, duke u pare si nje vlere e shtuar e zones dhe per rrjedhoje ngrihet cmimi.
Cfare e ndihmon me shume shitjen pavarsisht nga cmimet?
Duke pare zhvillmet dhe facilitet e shit-blerjes vitet e fundit, nje rol kryesor kane dhe agjensite imobiliare, portalet e publikimit te njoftimeve si njoftime.al dhe rrjetet sociale. Informacioni mund te merret ne kohe reale. Agjensite imobiliare jane nje industri ne zhvillim ne vendin tone, por shpesh nuk shikohen si sherbim ofrues nga te gjitha shtresat. Psh: Bleresit ose shitesit shpesh here e shikojne si kosto te madhe agjensine, duke e krahasuar me buxhetin qe kane ne dispozicion. Shpesh here ata i drejtohen agjensise, por ne rruge e siper perpiqen te devijojne nga sherbimi per te evituar kostot e komisioneve te agjensise. Nga ana tjeter, per agjensine kosto me e madhe eshte ndjekja e klienteve nga procesi i prezantimit me pronen deri ne finalizimin e shitjes. Vlen per tu theksuar se pare ne teresi, sektori i REAL ESTATE ka krijuar nje xhiro te konsiderueshme ne ekonomine e vendit si ne aspektin e fitimeve, qarkullimit te parase, taksave, punesimit etj.
Tashme agjensite imobiliare jane bere faktor ne shitblerjen e prones, sepse bejne te mundur qasjen ne menyre me te shpejte te bleresit dhe shitesit.



Gjithe keto agjenesi imobiliare, a i bejne mire tregut?
Sipas INSTAT , në tremujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4 %.
Patjeter qe po, i bejne mire tregut, por kerkohet me shume pergjegjesi nga ana e paleve dmth, bleresit, shitesit, agjensise. Sot per te hapur nje agjensi imobiliare nevojitet mesatarisht 5000-10.000 euro. Fitimet jane te konsiderueshme, por fitojne vetem profesionistet. Ne kemi sygjeruar qe te perdoren kontratat eksluzive qe do te thote, nje prone duhet te trajtohet vetem nga nje agjensi per nje periudhe kohe te caktuar, per shitjen kryesisht 3-6 muaj. Nese nje prone do te trajtohej nga disa agjensi njeheresh kjo do te krijonte crregullim, kanibalizem midis agjensive dhe fokusi do te ishte eksluzivisht tek fitimi dhe jo tek ofrimi i sherbimit. Me kontraten eksluzive behet i mundur nje investim me i mire ne sherbim dhe optimizim te sherbimit imobiliar duke na cuar drejt te ardhmes se sektorit imobiliar qe eshte REALITETI VIRTUAL, PREZANTIMI 3D DHE MOBILIMI ONLINE etj..


Sektori imobiliar – Shtepite me qera
Ne kete perudhe shtator-nentor si cdo vite krijohet nje situate krize per gjetjen e shtepive me qera. Ne portalin tone njoftime.al sapo del nje shtepi me cmim ekonomik me qera, ambjenti prenotohet brenda 30-60 minua. Faktori kryesor qe ka shtyre ngritjen e kerkeses dhe cmimeve te qerave eshte:
1- Banoret e goditur nga termeti, i jane drejtuar shtepive me qera ne Tirane.
2- Hapja dhe frekuentimi i i universiteteve, zenia e nje pjese te konvikteve nga mysafiret afgan.
3- Nje pjese e pronareve ka vendosur te vetepunesohet duke ofruar apartamente me qera ditore.

Statistika - Zonat me te preferuara per Shtepi me Qera
1 Ali Demi/Tregu Elektrik
2 Astiri/Unaza e re/Teodor Keko
3 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
4 Stacioni trenit/Rruga e Dibres
5 Qyteti Studenti/Ambasada USA/Vilat Gjermane
6 Spitali QSUT/Xhamlliku/Kinostudio
7 Rruga e Elbasanit/Stadiumi Qemal Stafa
8 Don Bosko
9 Rruga e Durresit/Zogu i zi
10 Komuna e parisit/Stadiumi Dinamo
11 Ysberisht/Kombinat/Selite
12 Fresku/Linze
13 Sheshi Shkenderbej/Myslym Shyri
14 Laprake
15 Brryli
16 Vasil Shanto
17 Liqeni i thate/Kopshti botanik
18 Blloku/Liqeni Artificial
19 Ministria e jashte/Pazari i ri/Shkolla e kuqe
20 Kodra e Diellit


Statistika - Zonat me te preferuara per Shtepi ne Shitje
1 Astiri/Unaza e re/Teodor Keko
2 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
3 Komuna e parisit/Stadiumi Dinamo
4 Fresku/Linze
5 Ali Demi/Tregu Elektrik
6 Spitali QSUT/Xhamlliku/Kinostudio
7 Ysberisht/Kombinat/Selite
8 Stacioni trenit/Rruga e Dibres
9 Don Bosko
10 Rruga e Durresit/Zogu i zi

Nga Erjon Sula,
Pedagog dhe Administrator i Njoftime.al